Ai me këtë rast është shprehur i kënaqur me bashkëpunimin në mes të dy vendeve, duke thënë se Zvicra vazhdon të mbetet ndër përkrahësit më të mëdhenj të Kosovës.
“Komuniteti kosovar-zviceran është urë lidhëse mes nesh”, u shpreh presidenti Thaçi.
Ndërsa, presidenti Maurer tha se vendi i tij vazhdon të përkrahë Kosovën në aspiratën për anëtarësim në Bashkimin Evropian, shkruajnë mediat kosovare, përcjell albinfo.ch.
