Sipas departamentit zviceran të mbrojtjes, ekziston mundësia e një partneriteti të ushtrisë së Zvicrës me Cooperative Cyber Defence Centre of Excellence të Aleancës Veriatlantike.
Këtë mundësi, të publikuar më parë në gazetat “Südostschweiz” dhe “Aargauer Zeitung” e ka konfirmuar edhe një zëdhënëse e departamentit zviceran të mbrojtjes.
Instituti i përmendur i NATO-s, i themeluar në vitin 2008, u ka premtuar zviceranëve edhe njohuri dhe informacione tjera.