Ky vend është nën sulme të vazhdueshme kibernetike.
Që nga prilli i kaluar, operatorët e infrastrukturës kritike në Zvicër – duke përfshirë termocentralet, spitalet, bankat dhe organet qeveritare – janë detyruar të raportojnë sulmet kibernetike brenda 24 orëve.
Mosveprimi në këtë drejtim mund të rezultojë në gjoba deri në 100,000 CHF, transmeton albinfo.ch.
Në dhjetë muajt e parë, Zyra Federale për Sigurinë Kibernetike mori 264 raportime, kryesisht nga sektori publik, IT, telekomunikacioni dhe financat.
Shumica e sulmeve përfshinin ndërprerje të faqeve të internetit, programe keqdashëse dhe vjedhje të dhënash. Ndërsa sistemet kryesore janë më të mbrojtura, krimi kibernetik kundër individëve vazhdon të rritet ndjeshëm.