Pasi humbën në gjysmëfinale të “Play-offit”, Zvicra dhe Anglia do të ndeshen për vendin e tretë, në përballjen që nis nga ora 15:00.
Helvetikët ishin mundur nga Portugalia e Cristiano Ronaldos, derisa Anglia nga Holanda 3:1 në kohën shtesë.
Anglia është e pamposhtur në 10 ndeshjet e fundit kundër Zvicrës (shtatë fitore dhe tre barazime).
Nga ora 15:00 zhvillohet ndeshja për vendin e tretë, derisa finalja nga ora 20:45.
Granit Xhaka dhe Xherdan Shaqiri pritet të luajnë nga fillimi, kurse Xhaka pritet të jetë kapiten.