Edhe këtë vit, ashtu sikurse edhe gjatë tetë viteve pararendëse, Zvicra është shpallur vendi më konkurrues në botë. Këtë e tregon një studim i realizuar nga Forumi Botëror Ekonomik WEF, shkruan srf.ch.
Pas Zvicrës vijnë me radhë SHBA, Singapuri, Holanda dhe Gjermania.
Autorët e studimit kanë evidentuar zonat problemore sa i përket aftësisë konkurruese të vendeve, transmeton albinfo.ch. Këtu hyjnë sektori jo stabil financiar, të drejtat e pamjaftueshme të punëmarrësve (punëtorëve) dhe investimet e gabuara.
Për realizimin e këtij studimi janë shqyrtuar faktorët që kontribuojnë në produktivitetin dhe mirëqenien e një vendi. Këtu bëjnë pjesë faktorë të tillë si: sistemet arsimore, shëndetësia, madhësia e tregut, standardet teknologjike, kultura e ndërmarrësisë dhe efkkasiteti i tregut të punës.