Skip to content

Zvicra, pas Luksemburgut, investon më së shumti në arsim

Zvicra gjatë vitit 2012 ka dhënë 17.485 dollarë për një person që kryen shkollimin

Zvicra bën pjesë në mesin e vendeve që shpenzojnë më së shumti për arsimin në gjithë botën. Nga të gjitha vendet anëtare të OECD-së vetëm Luksemburgu investon më shumë se Zvicra për nxënësi dhe studentët e vet.

Zvicra gjatë vitit 2012 ka dhënë 17.485 dollarë për një person që kryen shkollimin në të gjitha fazat e arsimit. Kjo shifër është publikuar në studimin e OECD-së “Arsimi me një shikim 2015”.

Mesatarisht vendet e OECD-së për arsim japin nga 10.220 dollarë ndërsa vetëm Luksemburgu 22.545 dollarë.

Shkalla e lartë e financimit për arsim në Zvicër shpjegohet me faktin se mësuesit marrin paga dukshëm më të larta se në vendet tjera. Kështu një mësues i fillores në këtë vend paguhet pothuajse dyfish më shumë se kolegët e tij në vendet e OECD-së.