Pensionet nga Zvicra, me vlerë mbi 627 milionë CHF paguhen çdo muaj në 180 vende të botës, transmeton albinfo.ch. Në vitin 2022 është tejkaluar shifra e pensionit të miliontë AHV/IV të sigurimit të paguar jashtë vendit.
Numri i pensioneve AHV/IV është në rritje të vazhdueshme – që nga viti 2011 është shënuar një rritje prej 21.1 për qind, ka njoftuar të enjten Zyra Qendrore e Kompensimit (ZAS). Për të përthithur rritjen e pensioneve, ZAS kërkon të forcojë dixhitalizimin në zonën e shtyllës së parë të sigurimeve.
Projekte të shumta synojnë automatizimin e përpunimit të përfitimeve dhe po promovojnë zhvillimin e platformave dixhitale për personat e siguruar dhe institucionet partnere.
Lufta kundër mashtrimit në sigurime – një nga prioritetet strategjike të ZAS-it – e merr parasysh këtë zhvillim, transmeton albinfo.ch. Këtu ndihmon shkëmbimi elektronik i të dhënave me shumë vende, në të cilat janë rezidentë përfituesit e pensionit.
ZAS, me seli në Gjenevë, është veçanërisht përgjegjëse për pagesën e pensioneve të pleqërisë dhe invaliditetit për personat që banojnë jashtë vendit.