Më pak se tri javë para votimit për iniciativën «kundër migrimit masiv» në opinionin zviceran po dalin qëndrime nga më të ndryshmet pro dhe kundër iniciativës. Ndërkohë që të gjitha partitë e përfaqësuara në parlament ashu si dhe organizatat që përfaqësojnë ekonominë e vendit shprehen kundër, është pothuaj vetëm SVP/UDC, iniciatorja, ajo që mbron iniciativën.
Sipas një hulumtimi të publikuar nga portali blick.ch del se në rast se populli më 9 shkurt miraton inaicativën fondet sociale si AHV (fondi pensional) dhe IV (ai invalidor). Hulumtimi ka konstatuar se këto fonde sot e gjithë ditën kanë përfitime të mëdha nga migracioni. Kështu, sipas një llogarie të bërë nga Caritasi, 26.7 për qind të kontributeve për AHV-në vijnë nga migrantët ndërsa ata marrin nüe kthim vetëm 17.9%.
Ndërsa një studim krahasues i bërë kohë më parë nga OECD kishte ardhur në përfundimin se Zvicra përfiton nga migracioni më shumë se të gjitha vendet perëdnmore. Kështu, nëse shërbimeve sociale të Zvicrës do t`u mungonin përnjëherë të gjitha konributet e migrantëve, ato do të ishin për së paku 6.5 miliardë franga më të varfra.
Një mungesë të tillë duhet ta kene parasysh, sipas mediumit, zviceanët kur të dalin të votojnë më 9 shkurt.
Por ndërkohë sekretari i përgjithshëm i SVP-së, Martin Baltisser, i pyetur për këtë llogari thotë «Gjepura». Sipas tij nëse një i huaj i sjell me vete dy fëmijë që ndjekin shkollën, ai do të duhej të paguaj shumë më shumë tatime vetëm për të mbuluar shpenzimet e shkollimit të fëmijëve.
Ai thotë se as llogaria me AHV-në nuk është e saktë, sepse të gjithë tatimpaguesit, prandaj edhe të huajt, një ditë dalin në pension.