Këshilli Federal ka bërë sot një deklaratë që parasheh as t¨ndryshme për të zhbllokuar negocitat e ndërprera me BE-në ndërsa zgjidhja e “çështjes kroate” me kontingjente bën pjesë në mesin e masave që parasheh kjo deklaratë.
Po ashtu miratohet edhe kontributi për zgjerim i Zvicrës prej 45 milionë frangash i caktuar që në marsin e vitit 2013, si ndihmesë për hyrjen e Kroacisë në mesin e vendeve të Bashkimit Evropian. Kjo mundëson që edhe Kroacia të trajtohet në mënyrë të barabartë me vendet që në BE kanë hyrë në vitin 2004, thuhet në një komunikatë të organeve të federatës.
Me vendimin e sotëm, qytetarët kroatë do të përfitojnë nga kontingjente të veçanta në kuadrin e kuotës së lejuar për punësim të shtetasve të vendeve të treta (jo të BE-së) në Zvicër. Këtu parashihen 50 leje qëndrimi B dhe 450 leje qëndrimi të shkurtër L.
Masat e shpallura sot kanë ardhur si rezultat i bisedimeve të Departamentit të Punëve të Jashtme dhe atij të drejtësisë, të Zvicrës me BE-në dhe me anëtaret veçanta të BE-së, përfshirë këtu edhe Kroacinë.