Në një video të postuar në Twitter për të shënuar 31-vjetorin e pavarësisë së Ukrainës nga ish-Bashkimi Sovjetik, presidenti zviceran, Ignazio Cassis, bëri thirrje për një “të ardhme të begatë dhe të qëndrueshme për popullin e Ukrainës, përfshirë ata në Krime, përcjell albinfo.ch.
Duke folur në anglisht, Cassis tha se Rusia aneksoi gadishullin, i vendosur përgjatë bregut verior të Detit të Zi, më 2014 “në shkelje të qartë të ligjit ndërkombëtar”.
“Integriteti territorial dhe sovraniteti i Ukrainës duhet të rikthehen menjëherë”, shtoi Cassis.
The Lugano Declaration adopted globally at the #URC2022 aims for a safe, prosperous & sustainable future for the 🇺🇦 people – including in Crimea. At the @crimeaplatform summit, I reiterated #Switzerland's 🇨🇭 unwavering support for a Ukrainian #Crimea. pic.twitter.com/sWYyyGoZEd
— Ignazio Cassis (@ignaziocassis) August 23, 2022