Në foto finish, Zvicra ka humbur vendin e parë në botë nga Shtetet e Bashkuara të Amerikës, sipas raportit të “Global Wealth Report 2016”, për sa i përket pasurisë së ekonomive familjare, shkruan “Swissinfo.ch”, përcjell albinfo.ch.
Por, zviceranët nuk janë shumë të shqetësuar, pasi asetet financiare neto janë 175.720 për kokë banori, megjithatë, kjo nuk ishte e mjaftueshme sepse Amerika ka pasur rritje për 5.8 % dhe tashmë ka 177.210 euro për kokë banori.
Amerikanët kanë përfituar edhe nga rritja e dollarit ndaj euros. Nëse marrin asetet financiare bruto për kokë banori, Zvicra mbetet e para me 268 840 euro, ndaj SHBA-së që është e dyta me 221 690.