Kombëtarja zvicerane ka luajtur baras si mikpritëse kundër Islandës, në ndeshjen kualifikuese për Kampionatin Botëror , që përfundoi me rezultatin 4 me 4. Pas një avancimi të Islandës me rezultatin 1 me 0, Zvicra ka arritur jo vetëm të barazojë por edhe të udhëheqë me rezultatin 4 me 1. Por kjo epërsi e lojtarëve të Hitzfeldit u shkri shumë shpejtë, duke lejuar edhe tre gola të mysafirëve ë vazhdim të lojës.
Kështu ndeshja që ishte menduar si një “shëtitje e lehtë për Zvicrën doli mjaft sfiduese, duke ia rrezikuar asaj edhe kualifikimin për Brazilin 2014.
Në pjesën e arë zviceranët kanë qenë superiorë ndërsa në të dtën, rolet janë ndërruar.
Në ndeshje janë angazhuar katër lojtarë shqiptarë: Behrami, Shaqiri, Xhemaili dhe Xhaka. Xhemaili ka shënuar një gol nga penalltia.
Edhe pas këtij barazimi kombëtarja zvicerane është e para në grupin e saj, me 15 pikë.