Zvicra është një nga vendet e para që ka njohur Pavarësinë e Kosovës, që u shpallur më 17 shkurt 2008. Zvicra njohu Pavarësinë e Kosovës më 27 shkurt 2008, shkruan albinfo.ch.
Ishte Ambasada e Zvicrës në Kosovë, që kujtoi këtë datë, që është e rëndësishme për dy vendet.
Zvicra ka qenë një nga investitorët më të mëdhenj në Kosovë, derisa gjithashtu ka ndihmuar Kosovën në shumë fusha të ndryshme.
Përkrahje e Zvicrës ndaj Kosovës ka qenë e madhe pasluftës, dhe mbetet një nga vendet më mike të Kosovës.
Gjithashtu në Zvicër jetojnë një numër i konsiderueshëm shqiptarët, të cilët kontribuojnë në Kosovë, dhe ndihma e tyre ka qenë e madhe.

