Zvicra fitoi tri medalje në një garë. Të artën, të argjendtën dhe të bronztën në biçikletë malore. Kjo nuk është rastësi, pasi zviceranët janë të dashuruar pas sportit dhe këtë e dëshmojnë edhe statistikat, shkruan albinfo.ch.
80 % e sportistëve bëjnë sport. Mesatarisht, një zviceran është i përkushtuar në 4,5 lloje të ndryshme sporti.
Në Zvicër janë 19 mijë klube sportive. Sportet më të popullarizuara janë hiking, çiklizmi, noti, skijimi dhe joga.