Në kuadër të angazhimit për të kontribuar në përmirësimin e cilësisë së shërbimeve shëndetësore në Kosovë dhe duke pranuar rolin e rëndësishëm të arsimit shëndetësor, Zvicra mbështeti një karvan shëndetësor në Magure, një fshat multietnik i komunës së Lipjanit, përcjell albinfo.ch.

Përmes kësaj nisme, qindra qytetarë morën informacione gjithëpërfshirëse për faktorët e rrezikut për sëmundje kronike dhe stile jetese më të shëndetshme.

