Përfaqësuesja e Zvicrës po vazhdon të ngritet në renditjen botërore të FIFA-s, shkruan albinfo.ch.
Zvicra tani ndodhet në vendin e pestë në botë dhe para saj janë vetëm, kampioni i botës, Gjermania, Brazili, Argjentina dhe kampioni i Evropës, Portugalia.
Shtatë fitoret radhazi, prej tyre gjashtë në kualifikuese ka bërë që Përfaqësuesja ku luajnë Shaqiri, Xhaka, Behrami me shokë të ngritet nga vendi i nëntë në atë të pestë.
Ndërkohë, ngritje ka pësuar edhe Shqipëria, që në ndeshjen e fundit mundi Izraelin 3:0.
Shqipëria e sheh veten në vendin e 63-të të FIFA-s, në renditjen e publikuar nga Konfederata Botërore për muajin korrik.
Kosova vazhdon zbritjen në FIFA. Humbja 1:4 përballë Turqisë ka bërë që përfaqësuesja e drejtuar nga Ablert Bunjaki të humbasë edhe katër vende dhe të pozicionohet e 177-ta.