Më shumë se 75 mijë votues kanë votuar në “Telegraph Travel Awards” për vendet më të mira që i kanë vizituar. Në top-20 destinacionet është edhe Zvicra, shkruan “telegraph.co.uk”, përcjell albinfo.ch.
Në këtë listë me 20 shtete, Zvicra ndodhet në atë të 11-të. Me një numër të madh të liqeneve, maleve, dhe Alpet magjike, gjithashtu e pasuruar me shumë ski qendra, Zvicra mbetet favorite, për dy stinët, si për verë, ashtu edhe për dimër. Më herët është cilësuar edhe si vendi më i lumtur në botë.
Shtetet tjera sipas renditjes nga 20 deri në 1 janë: Irlanda, Danimarka, Finlanda, Malta, Hungaria, Mali i Zi, Qipro, Suedia, Turqia, Sllovenia, Franca, Portugalia, Austria, Spanja, Norvegjia, Kroacia, Greqia, Islanda dhe Italia.
Pra, Italia është cilësuar si vendi më i preferuar për t’u vizituar.