Në një përpjekje për të zgjidhur mungesën kronike të banesave në vend, dhe veçanërisht në funksion të mungesës së tokës për ndërtime të reja, Partia Liberal-Radikale (PLR) po bën presion që ndërtesat ekzistuese të “ngriten”, përcjell albinfo.ch.
Kjo do të thotë se duhet të krijohet hapësirë shtesë e jetesës në krye të asaj aktuale.
Për këtë qëllim, “rregulloret e ndërtimit dhe zonave në qytetet zvicerane duhet të përshtaten në mënyrë që të integrojnë sistematikisht ngritjen e një ose dy kateve në planet urbane,” tha partia në një deklaratë për shtyp.
“Përveç kësaj, në të gjitha zonat e banuara, lartësia maksimale e autorizuar e ndërtesave ekzistuese duhet të rritet me të paktën tre metra. Kjo duhet të bëjë të mundur shtimin e një ose dy kate shtesë për banim, aty ku është e mundur.”