Zvicra është kualifikuar për në çerekfinale të EURO 2024.
Kombëtarja zvicerane ka mposhtur kampionin në fuqi, Italinë, me rezultat 2-0.
Golin e parë të ndeshjes e ka shënuar Freuler në minutën e 37-të të ndeshjes, transmeton albinfo.ch. Në minutat e parë të pjesës së dytë, Vargas ka shënuar golin e dytë të ndeshjes.
Në çerekfinale, Zvicra do të përballet me fituesin e ndeshjes Angli – Sllovaki.