Si shumë herë, Zvicra vazhdon edhe më tej të forcojë qasjen dhe të përmirësojë cilësinë e shërbimeve shëndetësore për qytetarët e Kosovës, transmeton albinfo.ch.
Ambasadori Thomas Kolly dhe ministri i Shëndetësisë, Rifat Latifi, vizituan objektet shëndetësore në Fushë-Kosovë dhe Lipjan, të cilat kanë përfituar nga mbështetja shumëvjeçare zvicerane.
Ambasadori Kolly vlerësoi profesionistët shëndetësorë për entuziazmin dhe angazhimin e tyre për të adoptuar qasje të reja që synojnë përmirësimin e kujdesit ndaj pacientëve. /Albinfo.ch


