Sot është përuruar qendra e re e karrierës në shkollën “Jonuz Zejnullahu” në Viti, financim ky nga Zvicra dhe Komuna e Vitisë.
Kjo është qendra e nëntë me radhë e ndërtuar për të ndihmuar të rinjët të zhvillojnë aftësitë e tyre.
Kjo qendër e karrierës do të këshillojë qindra nxënës, do të ndërmjetësojë punësimin, dhe gradualisht do të kontribuojë në depërtimin më të lehtë në tregun e punës në Kosovë.


