Zvicra është mundur nga Anglia me rezultat 1:0 në miqësoren e zhvilluar në Leicester, shkruan albinfo.ch.
Përfaqësuesja e Zvicrës hynte në këtë përballje pas fitores 6:0 ndaj Islandës në Ligën e Kombeve.
Në pjesën e parë kishte një paraqitje të mirë, ashtu si edhe disa raste në pjesën e dytë.
Golin e vetëm e ka shënuar Marcus Rashford në minutën e 53-të. Rashford u gjend më së miri në zonë pas një harkimi nga ana e djathtë të Walker.
Granit Xhaka dhe Xherdan Shaqiri e nisën ndeshjen nga fillimi, derisa Shaqiri është zëvendësuar në minutën e 80-të.
Admir Mehmedi ka hyrë në lojë në minutën e 46-të, derisa sulmuesi tjetër shqiptar Albian Ajeti në atë të 66-të.