Ndërsa recesioni ka të ngjarë të ndikojë në vendet fqinje këtë dimër, Zvicra pritet të kursehet, thonë ekspertët, përcjell albinfo.ch.
Arsyeja është se Zvicra është “më e pajisur” për t’i bërë ballë krizës ekonomike.
“Ne besojmë se mund të shmangim një recesion të rëndë”, tha Eric Scheidegger, kryeekonomist dhe zëvendësdrejtor i Sekretariatit Shtetëror për Çështjet Ekonomike (SECO).