Zvicra ka mundur në udhëtim Islandën me rezultat 2:1, në kuadër të Ligës së Kombeve.
Ndeshjen nga fillimi e kanë nisur Granit Xhaka dhe Xherdan Shaqiri, ku Xhaka ishte kapiten edhe në këtë ndeshje.
Në minutën e 52-të vjen goli i parë, ku Xhaka harkon për mrekulli për Haris Seferoviq, i cili shënon me kokë për 0:1, shkruan albinfo.ch.
Golin e dytë për zviceranët e realizoi Lang 15 minuta më vonë, ku pjesëmarrës i aksionit ishte edhe Shaqiri. Në minutën e 81-të islandezët ngushtuan epërsinë në 2:1.
Në minutën e 91-të në fushë hyri edhe Albian Ajeti, derisa në dy ndeshje nuk u aktivizua fare, Florent Hadërgjonaj, që ende nuk ka debutuar për Zvicrën zyrtarisht në garat zyrtare.
Zvicra ka grumbulluar gjashtë pikë, aq sa Belgjika, derisa islandezët janë pa pikë.