(Foto ilustrim)
Ambasada Zvicerane në Maqedoninë Veriore po vazhdon me një projekt të ri, atë të promovimit të biçikletave si mjet i sigurt dhe i shëndetshëm për transport.
Përmes këtij projekti, Zvicra po synon që udhëtimin me biçikleta ta bëjë edhe praktikë të fëmijëve në Maqedoninë Veriore, shkruan albinfo.ch.
“Projekti i ri synon ta promovojë biçikletën si mjet të sigurt, të shëndetshëm dhe të qëndrueshëm të transportit për fëmijët përmes rrjetit Bike School. Disa shkolla i janë bashkuar projektit që mëton përfshirjen e fëmijëve në aktivitete të shëndetshme, në mënyrë që shkollat ta mbajnë gjallë të ardhmen”, thuhet në njoftimin e Ambasadës Zvicerane.
Ata kanë njoftuar që Zvicra do të vazhdojë të mbështesë inciativat që nxisin praktikat e gjelbra në Maqedoninë Veriore.
Po ashtu, gjatë këtij viti, kjo ambasadë, në oborrin e saj ka vendosur parkingje për biçikleta./Albinfo.ch/