Në Zvicër duhet të veprohet kundër të gjitha formave të radikalizimit të motivuar politikisht dhe ekstremizmit të dhunshëm, kërkon Berna zyrtare.
Federata dhe kantonet kanë angazhuar të deleguarit e lidhjes për siguri në nivel të Zvicrës që në bashkëpunim me përfaqësuesit e federatës, kantoneve dhe komunave të ndërtojnë një plan nacional aksioni. Këtë njoftim e ka dhënë sot Departamenti i Mbrojtjes i Zvicrës.
Nevoja për një plan të tillë aksioni mbështetet në një raport mbi sigurinë në vend, që federata e kishte bërë në korrik të këtij viti. Në atë raport kërkohej marrje e masave preventive për të luftuar çdo lloj radikalizmi në Zvicër.