Skip to content

Zvicra, një nga shtetet më mike të Kosovës

Zvicra mbetet një nga shtetet dhe vendet mike, që në vazhdimësi ka përkrahur dhe mbështetur Kosovën, në rrugëtimin për liri, pavarësi e shtetndërtim. Këtë e konfirmoi edhe një herë Konsullja e Përgjithshme e Zvicrës në Mynih, Elizabeth Bösch Malinen, gjatë vizitës dhe bisedës së ngrohtë e të sinqertë me Konsullin e Përgjithshëm, Afrim Nura, në […]

Zvicra mbetet një nga shtetet dhe vendet mike, që në vazhdimësi ka përkrahur dhe mbështetur Kosovën, në rrugëtimin për liri, pavarësi e shtetndërtim.

Këtë e konfirmoi edhe një herë Konsullja e Përgjithshme e Zvicrës në Mynih, Elizabeth Bösch Malinen, gjatë vizitës dhe bisedës së ngrohtë e të sinqertë me Konsullin e Përgjithshëm, Afrim Nura, në ambientet e Konsullatës së Kosovës në Mynih.

Intensifikimi i bashkëpunimit dhe forcimi i mëtutjeshëm i marrëdhënieve bilaterale ishte një nga temat kryesore të kësaj bisede.

Nura shprehu falënderimet e përzemërta popullit dhe shtetit zviceran për përkrahjen e vazhdueshme dhënë popullit dhe shtetit të Kosovës.