Zvicra, një nga shtetet më mike të Kosovës, sërish ka shprehur gatishmërinë e saj të ndihmojë Kosovën në sektorin e shëndetësisë, shkruan albinfo.ch.
Në kuadër të angazhimit të saj shumëvjeçar për të kontribuar në ngritjen e cilësisë së shërbimeve shëndetësore në Kosovë, Zvicra mbështeti Institutin Kombëtar të Shëndetësisë Publike, duke organizuar Konferencën e sotme Rajonale për Promovimin dhe Edukimin Shëndetësor.
Duke pranuar rolin e rëndësishëm të arsimit shëndetësor, zviceranët mbështetën themelimin e Qendrave Burimore Shëndetësore në 20 komuna, për të ofruar seanca këshillimi individual për edukimin shëndetësor për pacientët që u nënshtrohen sëmundjeve kronike.
