Shteti i Zvicrës do të vazhdojë mbështetjen për Ministrinë e Punëve të Brendshme të Kosovës, por edhe për dikasteret tera të qeverisë. Kështu deklaroi ambasadorja e Konfederatës së Zvicrës, Krystyna Marty Lang gjatë një takimi që zhvilloi me ministrin e Punëve të Brendshme, Skender Hyseni.
Ky i fundit shprehi mirënjohjen për përkrahjen e madhe që populli dhe shteti zviceran po japin për Kosovën, në të gjitha fushat.
Gjatë takimit u vlerësuan raportet ndërshtetërore në mes të Kosovës dhe Zvicrës, për faktin që një numër i madh i kosovarëve jetojnë dhe veprojnë në këtë shtet.
Ambasadorja zvicerane, Lang uroi ministrin Hyseni për emërimin e tij, si ministër i Punëve të Brendshme. Ajo tha se shteti i Zvicrës do të vazhdojë përkrahjen e gjithanshme ndaj Kosovës, Ministrisë së Punëve të Brendshme dhe strukturave të sigurisë.