Shqipëria po ndërmerr hapa për të siguruar akses më të mirë në shërbime dhe kujdes për personat me aftësi të kufizuara.
Drejt këtij synimi UNDP Albania, në bashkëpunim me Zvicrën, kanë mbështetur Ministrinë e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale me konferencën e fundit kombëtare mbi aksesueshmërinë, hapi i parë në një seri aksionesh që do të ndërmerren brenda 2019-ës pas një vendimi të qeverisë.
Zv. kreu i Misionit, Philipp Keller, tha se Shqipëria do të jetë një vend më i mirë kur personat me aftësi të kufizuara të kenë akses në të gjitha shërbimet, përcjell albinfo.ch.
“Shqipëria do të jetë një vend më i mirë kur të margjinalizuarit dhe njerëzit me aftësi të kufizuara kanë akses te të gjitha shërbimet dhe kujdesi“, tha Philipp Keller, zv. kreu i Misionit, Ambasada e Zvicrës.