Zvicra mbështet marrëdhënie të mira fqinjësore, paqe dhe siguri në Kosovë dhe rajon më gjerë, transmeton albinfo.ch.
Në Ditën Kombëtare të Personave të Zhdukur, ambasadorët e Zvicrës dhe Britanisë së Madhe, të shoqëruar nga përfaqësues të UNDP-së vizituan Njësinë e Hetimit të Luftës së Kosovës për të parë procesin e digjitalizimit të dosjeve të personave të pagjetur.
Ky proces do të rrisë efikasitetin e hetimit dhe në fund do të çojë në informacion të ri që avancon zgjidhjen e rasteve të personave të zhdukur. /Albinfo.ch

