Zvicra ka shprehur mbështetjen e saj për ekspozitën “Radikale Togetherness”, e cila u lansua dje në Barabar Centre, përcjell albinfo.ch.
Kjo ekspozitë është pjesë e Barabar Connect, një nismë e realizuar nga organizata Integra dhe Center for Affirmative Social Actions (CASA), që ka dëshmuar fuqishëm se dialogu dhe solidariteti brenda komuniteteve janë thelbësore për të adresuar sfidat e përbashkëta me të cilat përballet Kosova.
“Ndërtimi i paqes dhe demokracisë do të thotë të zgjedhësh lidhjen mbi ndarjen—sot dhe në të ardhmen”, theksohet në mesazhin e mbështetjes nga Zvicra./Albinfo.ch
