“Java e praktikave profesionale” organizohet në kuadër të “Javës Evropiane të Aftësive Profesionale”.
Kjo javë përfaqëson një seri aktivitetesh, që do të zhvillohen nga data 5 deri më 9 nëntor, në ambientet e shkollës, pranë bizneseve partnere dhe institucioneve të lidhura me profilet që ofrohen.
Qëllimi i këtyre aktiviteteve është promovimi i rëndësisë së praktikave profesionale për formimin e profesionistëve të kualifikuar të së ardhmes.
Bashkojuni aktiviteteve të Javës së Praktikave Profesionale deri të premten në Tiranë, Shkodër, Lezhë, Berat dhe Vlorë.