A e dini se Zvicra po lëviz ngadalë, së bashku me vendet fqinje, rreth 2.5 centimetra çdo vit drejt pjesës verilindore të Evropës, sipas Zyrës Federale të Topografisë (Swisstopo), shkruan albinfo.ch.
Specialistët e Swisstopo po matin vendin në milimetrin më të afërt për të përcaktuar këto lëvizje.
Matjet bazohen në një rrjet prej 220 pikë referimi, koordinatat e sakta të të cilave dihen. Ato më pas krahasohen me rezultatet e matjeve të kryera çdo gjashtë vjet për të parë ndërrimet.
Pozicioni i saktë i pikave fikse është i rëndësishëm për disa arsye, duke përfshirë ndërtimin e infrastrukturës, si ura, rrugë apo tubacione. /Albinfo.ch