Këshilli Kombëtar në Zvicër sot votoi ligjin, në të cilin lejohen martesat e të njëjtës gjini. Për këtë ligj, 132 votuan pro, 52 kundër dhe 13 ishin abstenim, shkruan albinfo.ch.
Përveç kësaj, ky ligj lejon që një çift i krijuar nga dy femra të kenë mundësi të marrin “farën” nga një dhurues për t’u bërë nëna.
Nisma “Martesa civile për të gjithë” u ndërmor nga të gjelbrit.
Ligjërimi i martesave mes homoseksualëve dhe lesbikeve për Zvicrën ka shënuar një hap historik. /albinfo.ch