Nga sot përdorimi i kanabisit për qëllime mjekësore lejohet në Zvicër.
Pacientët, të cilëve u është përshkruar ilaçi, nuk do të kenë më nevojë të kërkojnë leje të jashtëzakonshme nga Ministria e Shëndetësisë, siç ishte rasti përpara 1 gushtit.
Kërkesa për trajtime me bazë kanabisi është rritur ndjeshëm, me Ministrinë e Shëndetësisë që ka lëshuar 3,000 autorizime të jashtëzakonshme më 2019.
Por kjo përfshinte “procedura të lodhshme administrative”, tha ministria. “Njerëzit e sëmurë duhet të jenë në gjendje të përdorin këto ilaçe pa burokraci të tepruar”.
Që nga 1 gushti “vendimi nëse një produkt medicinal kanabisi do të përdoret në mënyrë terapeutike do të merret nga mjeku së bashku me pacientin”, shkruante qeveria.
Shitja dhe konsumimi i kanabisit për qëllime jomjekësore do të mbetet i ndaluar, transmeton tutje albinfo.ch.