Spanja dhe Zvicra do të përballen sonte nga ora 20:45 në Ligën e Kombeve.
Para sfidës janë publikuar formacionet zyrtare, transmeton albinfo.ch.
Si zakonisht Granit Xhaka do të jetë kapiten për Zvicrën.
Kjo është ndeshja e fundit në grupe për Ligën e Kombeve.
Spanja është e para me 13 pikë, ndërsa Zvicra e fundit me dy pikë, duke rënë në Ligën B për edicionin e ardhshëm.