Rreth tri javë para pushimeve të Krishtlindjeve dhe në fillim të sezonit të skive në Alpe, është hapur për diskutim një temë e re në BE, për shkak të pandemisë së koronavirusit, shkruan srf.ch.
A duhet që zonat e skitarisë të qëndrojnë të mbyllura deri në mes ose në fund të janarit apo jo?
Austria dhe Zvicra janë për mbajtjen hapur por Gjermania dhe Italia janë qartazi për mbylljen e tyre, treansmeton albinfo.ch. Pyetja kryesore në këtë pikë është se sa i madh është rreziku i infektimit gjatë skijimit.
Por, pavarësisht nga kjo, për ekspertët zviceranë të turizmit është absolutisht e qartë: Këshilli Federal duhet të qëndrojë fuqishëm kundër mbylljes.
Deputeti i Dhomës së Kantoneve të Parlamentit të Zvicrës, Hans Wicki (FDP / NW) njëherësh kryetar i “Seilbahnen Schweiz” (teleferikët e Zvicrës) rekomandon që Këshilli Federal “të qetësohet dhe të përdorë mendjen e shëndoshë. Çdokush mund të bëjë atë që dëshiron të bëjë. Secili është farkuesi i lumturisë së vet. Por ne nuk kemi pse të ndjekim të gjitha budallëqet që po bëhen rreth nesh”, ka thënë ai, duke pasur parasysh qëndrimet e fqinjve, Gjermanisë dhe Italisë në këtë drejtim
Përgjegjësit për turizmin dimëror kanë lobuar rreth kësaj çështjeje tek të gjithë këshilltarët federalë (ministrat) veç e veç, përcjell albinfo.ch.
Ndërkaq, të enjten Këshilltari Federal Alain Berset përfundimisht është shprehur kështu para mediave: “Zonat e skive të Zvicrës do të qëndrojnë të hapura”.