Qeveria e Zvicrës ka bërë një ndryshim në detajet e rregullores për kufizimin e marrëveshjes me BE- për lëvizjen e lirë të personave, bazuar në klauzolën “Ventil”.
Sipas këtij ndryshimi, duke filluar nga 1 maji 2012 deri në prill 2013 numri i shtetasve të vendeve si Estonia, Letonia, Lituania, Polonia, Sllovakia, Sllovenia, Çekia dhe Hungaria që do tu lejohet leja e qëndrimit B nuk mundet të kalojë mbi 2180. Sa për krahasim, gjatë 12 muajve të kaluar 6568 persona nga vendet e përmendura kanë shfrytëzuar vizën B.
Deri në fund të prillit të vitit 2013 Qeveria Federale do të vendosë nëse këtë kontingjent do ta vazhdojë edh për një vit ose jo.