Franca dhe Zvicra synojnë të përmirësojnë shkallën e këmbimit të informacioneve të tyre në luftën e përbashkët kundër xhihadizmit.
«Ne duam që këmbimin e informatave ta bëjmë më të rrjedhshëm dhe të kujdesemi që ato (informcionet) të mund të shkëmbehen në mënyrë më të thjeshtë edhe jashtë rrugës juridike»: kështu ka thënë në një intervistë për televizionin zviceran në gjuhen frënge RTS Virginie Perrey, e ngarkuar për siguri në Ambasadën e Francës në Bernë.
Perrey e ka arsyetuar këtë bashkëpunim me arritjen e synimit që Zvicra në të ardhmen të ketë një qasje sistematike në informatat e autoriteteve franceze të sigurisë. Ndërsa në gjendjen e tanishme, Zvicra ka mundësi qasjeje vetëm në informatat e sistemit informativ të Shengenit.