Mësohet se aktualisht ka shumë vende pune në Zvicër, sipas Qendrës për Studime Ekonomike (KOF), e cila raporton se treguesi i punësimit arriti “vlerën e tij më të lartë që nga kriza financiare 2008/2009”, transmeton albinfo.ch.
Edhe në sektorin e hotelerisë dhe restoranteve, i cili është prekur rëndë nga kufizimet shëndetësore të vendosura që nga fillimi i pandemisë, “një shumicë e madhe e kompanive të anketuara parashikojnë rritje të punësimit në muajt e ardhshëm”.
Kjo është një shenjë shpresëdhënëse “që humbjet e konsiderueshme të vendeve të punës të shkaktuara nga kriza Covid-19 kanë përfunduar përfundimisht”, tha KOF.
Perspektivat e punës janë pozitive edhe në ndërtim, tregti me shumicë, si dhe në industrinë e shërbimeve dhe të prodhimit, raporton KOF. /Albinfo.ch