Shkallët më të gjata në botë, 11,674 prej tyre, i takojnë shtetit zviceran, shkruan albinfo.ch.
Ato gjenden krahas hekurudhës malore Niesen.
Shkallët janë vetëm 3.4 km, por janë 1.669 m lartësi për t’u ngjitur.
Nëse nuk jeni gati për t’i ngjitur mbi 11,000 shkallë, atëherë mund të merrni teleferikun.
Zyrtarisht teleferikun më të gjatë, të vazhdueshëm, kabllor në Evropë e ka Zvicra, i cili ka funksionuar që nga viti 1910.
Niesenbahn do t’ju çojë në një udhëtim skenik 30-minutësh në majë të malit. /Albinfo.ch