Që nga 26 qershori puna nga shtëpia nuk është më e detyrueshme në Zvicër, transmeton albinfo.ch.
Ndërsa shumica e punëtorëve po drejtohen përsëri drejt zyrës, disa punonjës përjashtohen nga ky detyrim dhe mund të vazhdojnë të punojnë nga shtëpia.
Ato përfshijnë gra shtatzëna dhe njerëz që vuajnë nga probleme kardiovaskulare, sipas Luca Cirigliano, nga Konfederata Zvicerane e Sindikatave.