Ambasadori i Zvicrës në Shqipëri, Christof Graf, ka folur për raportet ekonomiko-politike që janë mes Shqipërisë dhe Zvicrës.
Ambasadori ka thënë se investimet zvicerane për katër vitet e ardhshme do të jenë 100 milionë franga, në sistemin shëndetësor, arsimin profesional etj, raporton ‘Scan’.
Graf deklaroi se, Zvicra është gati të japë ndihmë për rehabilitimin e termocentralit të Vlorës i cili nuk është funksional, përcjell albinfo.ch.
Në lidhje me reformën në drejtësi, Graf thotë se është shumë e rëndësishme që të zbatohet, me qëllim që në pranverë të hapen edhe negociatat me BE-në. Graf vlerëson komunitetin shqiptar në Zvicrës dhe thekson se numri i tyre shkon në rreth 300-400 mijë vetë dhe kjo ka bërë që gjuha shqipe të jetë e katërta në Zvicër.
Sa i përket shkëmbimeve tregtare ambasadori thekson se ato janë të ulëta dhe duhet bërë më shumë në këtë aspekt, pasi në Shqipëri janë vetëm 30 kompani zvicerane.