Zvicra mban rekordin për mjedisin më të shëndoshë, sipas një studimi global krahasimi nga Forumi Ekonomik Botëror (WEF), përcjell albinfo.ch.
Sipas këtij studimi, Zvicra rënditet si vendi i 10-të më konkurruese, ku sipas këtij hulumtimi del se Zvicra sa i përketë mjedisit qëndron në krye të listës.
Studimi përmend një specifik të sistemit të trajtimit të ujërave të ndotura të Zvicrës dhe rekordin mbresëlënës të vendit në kategorinë e “zbatimit rregullator të mjedisit dhe rreptësisë”.
Zvicra gjithashtu vlerësohet si një nga vendet më të sigurta në botë për të vizituar dhe arrin shenja të larta për mjedisin e saj konkurrues të biznesit, taksat e ulëta dhe pasurinë e fuqisë punëtore shumë të aftë, transmeton albinfo.ch
Nuk është për t’u habitur që Zvicra konsiderohet si një nga vendet më të shtrenjta për t’u vizituar.
Numri i qëndrimeve gjatë natës në hotelet zvicerane u rrit me 3.8% vitin e kaluar në 38.8 milionë, i shtyrë nga numri i shtuar i vizitorëve nga Shtetet e Bashkuara dhe Azia.