Ministri Fatmir Besimi u takua me ambasadoren Véronique Hulmann për të shkëmbyer mbështetjen zvicerane për planifikimin makroekonomik dhe menaxhimin e financave publike në Maqedoninë e Veriut, njofton albinfo.ch.
Ata të dy theksuan se në kohë krizash të përhershme, rritja e efektivitetit dhe efikasitetit të menaxhimit të financave publike në nivel qendror dhe lokal bëhet edhe më kritik dhe konfirmuan angazhimin e vazhdueshëm në këtë rrafsh. /albinfo.ch

