Ndeshja e parë e Zvicrës në kualifikimet për “Euro 2020” do të jetë si mysafire e Gjeorgjisë. Ky takim zhvillohet sot (e shtunë) nga ora 15:00, shkruan albinfo.ch.
Në këtë ndeshje nuk do të luajë Xherdan Shaqiri, i cili është i lënduar, dhe nuk do të paraqitet edhe kundër Danimarkës, takim ky që zhvillohet të martën në Bazel.
Granit Xhaka pritet të nisë ndeshjen nga minuta e parë, ashtu si edhe Admir Mehmedi, kurse kapiten është Stephen Lichtsteiner.
Pjesë e këtij grupi janë edhe Irlanda dhe Gjibraltari. Zvicra dhe Danimarka janë favorite në këtë grupe për t’u kualifikuar në Kampionatin Evropian, pasi kualifikohen dy ekipet e para.