Këshilli Federal do t’i mbajë kartëmonedhat 1000 frangëshe. Kjo është konfirmuar në përgjigjen e një kërkese parlamentare, e cila erdhi nga PS për heqjen e këtyre kartëmonedhave, për shkak se ata ofrojnë transaksione të paligjshme në para të gatshme, transmeton albinfo.ch
Madje, iniciatori i këtij mocioni ka frikë se ekzistenca e tyre mund të paraqesë “një rrezik reputacioni për Zvicrën”, sidomos pasi Banka Qendrore Evropiane ka vendosur të tërheqë kartëmonedhat 500 euro nga qarkullimi.