Për t’u përgatitur më mirë në të ardhmen kundër sulmeve të hakerëve, Departamenti i Punëve të Jashtme është duke planifikuar që të thellojë bashkëpunim me NATO-n. Kjo është bërë e ditur nga ”Aargauer Zeitung”, përcjell albinfo.ch.
EDA kishte konfirmuar në bazë të kërkesës se Zvicra do të shqyrtojë anëtarësim të plotë në Qendrën e kompetencës, me të cilin kishte punuar deri tani.
Qendra e Nato-s, “Nato Cooperative Cyber Defence Centre of Excellence” (CCDCoE), u themelua në vitin 2008 si përgjigje e një sulmi kibernetik rus në Estoni. Qendra ka për qëllim të lejojë pjesëmarrësit të përmirësojnë aftësitë e tyre “anti-hacking”. Deri më tani Zvicra ka marrë pjesë vetëm dy herë në testime të tilla, më 2012 dhe 2016.