Këshilli Federal i Zvicrës ka miratuar rishikimin e pjesshëm të rregullores përkatëse të kufizimit.
Në mes të Zvicrës dhe këtyre dy shteteve të BE-së kishte një marrëshje për lëvizje të lirë që nga 1 qershori 2009. Por, marrëveshja kishte kufizuar përfshirjen e bullgarëve dhe rumunëve në tregun zviceran të punës gjatë një periudhe kalimtare.
Zvicra kishte shfrytëzuar dy herë të drejtën e saj për të zgjeruar këto kufizime.
“Nëse imigracioni nga Bullgaria dhe Rumania tejkalon mesataren prej 10 për qind në tre vitet e fundit më 1 qershor 2017, ose më së voni më 1 qershor 2018, Këshilli i Federaj do të jetë në gjendje për të futur kufizime të reja në tregun e brendshëm të punës, që do sgjasë deri më 31 maj 2019 “, thuhet në njoftimin e Qeverisë në Bernë
Në fundi të 2015 kanë jetuar në Zvicër 18’364 njerëz nga këto dy shtete, që paraqet një pjesë prej 0.9 për qind të banorëve të huaj.